Astrit Picari ekstradohet drejt Shqipërisë nga Skocia

schedule15:52 - 25 Tetor, 2017

schedule 15:52 - 25 Tetor, 2017

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje u ekstradua drejt Shqipërisë këtë të mërkurë.
Bëhet fjalë për një të dënuar me 17 vite burg, i cili mbërriti nga Edinburgu i Skocisë, drejt aeroportit të Rinasit.
I ekstraduari është Astrit Picari 47 vjeç, banues në Vorë. Gjykata e Tiranës në nëntor të vitit 1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të “Vrasjes me dashje”. Ai akuzohet se në 20 tetor të vitit 1995 pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta fqinjin e tij.
Picari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimin në vendin tonë.