AstraZeneca rrit ndjeshëm prodhimin e vaksinës në fabrikat e Evropës

schedule15:58 - 17 Shkurt, 2021

schedule 15:58 - 17 Shkurt, 2021

Komisioneri i Bashkimit Evropian për industrinë, Thierry Breton, është shprehur të mërkurën se kapaciteti i prodhimit të vaksinave të AstraZeneca në fabrikën në Belgjikë është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

Fabrika, e cila është në pronësi të firmës amerikane Thermo Fisher është parë si shkaku kryesor i shkurtesave që në porosi që pati firma anglo-suedeze me BE-në në fillim të këtij viti.

Vonesat që pati firma me porositë në bllok, bëri që të niste një “sherr intensiv” mes kompanisë, BE-së, ndërsa Franca dhe Gjermania paralajmëruan marrjen e hapave ligjorë.

Lajmi vjen në një kohë që KE ka njoftuar se do të japë më shumë fonde që të shtojë mundësitë e unionit për të identifikuar dhe ndjekur variantet e reja të koronavirusit.

Format më ngjitëse të virusit janë duke u shpërndarë shpjet në botë ndërsa ekspertët besojnë se mutacioni britanik ka të ngjarë që të bëhet dominues në kontinentin evropian. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!