Komiteti i ekspertëve të EMA-s po heton çdo analizë dhe të dhëna të mundshme pas raporteve për mpiksjen gjakut te disa pacientë pas vaksinimit, shkruan BBC.
Në një deklaratë sot, Agjensia Europiane e Barnave ka theksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë provë se vaksina “AstraZeneca” ka shkaktuar mpiksje gjaku.
“Aktualisht, nuk ka asnjë tregues se vaksinimi ka shkaktuar mpiksje gjaku. “Nga provat klinike, një numër shumë i vogël kane treguar mpiksje të gjakut”, thekson EMA.
Prioriteti është të sigurojmë që vaksinat të mund të përdoren në mënyrë të sigurt në popullatën europiane, nëse do të jetë e nevojshme sigurisht do të ndërmerren veprime për vaksinën. /abcnews.al