Drejtuesi i AstraZeneca Pascal Sorio e ka mbrojtur kompaninë e tij pas kritikave të Bashkimit Evropian pas njoftimit për reduktim të dozave të porositura në një kohë që pritet edhe autorizimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Sorio tha se kompania e tij nuk i ka bërë padrejtësi BE-së, por që objektet e prodhimit të vaksinave, për të përmbushur nevojat e Shteteve Anëtare ishin “aktualisht më të ulëtat në rrjet”.
Siç u shpreh ai në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, janë “shumë çështje” për të cilat AstraZeneca po punon 24 orë për t’i rregulluar. Por Sorio vuri në dukje se kompania ndodhet 2 muaj mbrapa me planet.”
Pascal Sorio shpjegoi po ashtu se problemet janë përqendruar në përgatitjen e vaksinës në dy fabrikat e përdorura për BE, në Holandë dhe në Belgjikë. Siç tha ai, kulturat qelizore që janë faza e parë e përgatitjes, nuk kishin rendimentin e pritur.
Drejtuesi i AstraZeneca vuri në dukje se probleme të ngjashme ekzistonin edhe në fillim të prodhimit të vaksinave të destinuara për Britaninë.
“Por kontrata me Mbretërinë e Bashkuar u nënshkrua tre muaj para marrëveshjes së vaksinës me BE. Kështu që me Mbretërinë e Bashkuar kishim tre muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kishim,” shpjegoi Sorio. s.b/abcnews.al/