Politikanët në Slloveni janë vaksinuar me AstraZeneca për të rritur besimin e popullit në lidhje me vaksinën.
Presidenti Borut Pahor, Kryetari i Parlamentit Igor Zorcic dhe Kryeministri Janez Jansa morën dozat e para tyre pas pezullimit të vaksinës. Pahor tha se vaksina ishte faktori kryesor i rikthimit në normalitet.
Disa ministra të kabinetit u vaksinuan gjithashtu, dhe disa të tjerë janë planifikuar të marrin vaksinën javën e ardhshme.
Vaksina AstraZeneca COVID-19 u pezullua në Slloveni të hënën, por të enjten u mor vendimi për të rifilluar përdorimin e saj pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e vlerësoi atë “të sigurt dhe efektiv” pas një rishikimi të rreziqeve të mpiksjes së gjakut.
Deri më sot, 179,351 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe 99,266, të dyja dozat në Slloveni,sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./abcnews.al