Kryeministri britanik Boris Johnson ka siguruar publikun britanik për vaksinën e Oxford-AstraZeneca, duke thënë se ai vetë do të marrë injeksionin kundër covid-19 të Premten.
Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se “përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid tejkalojnë shumë më shumë, çdo rrezik dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë këtë”, tha Johnson në Downing Street.
“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për miqtë tanë evropianë që sot Agjencia Evropiane e Mjekësisë arriti në një përfundim të qartë shkencor – dhe unë citoj -” kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive ” ka thënë më pas Johnson.
Kujtojmë se sot, Agjencia Evropiane e Barnave arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca “është e sigurt dhe efektive në parandalimin e Covid-19 dhe përfitimet e saj vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha se rreziqet e saj”.
Dr. Sabine Straus, kryetar i Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të Farmaceutikës së EMA (PRAC), tha se komiteti “nuk ka gjetur prova të përfshirjes të grupeve të prekura nga mpiksja e gjakut”.