Aston Villa për “pazar” në Bilbao, Unai Emery i “marrosur” pas talentit spanjoll

schedule13:41 - 4 Maj, 2023

schedule 13:41 - 4 Maj, 2023

“Specialit” i Europa League, Unai Emery e ka kthyer skuadrën e Aston Villa në një ekip pretendent për të kapur zonën e Evropës në Premier League, teksa kujtojmë se si rivalë për një pozicion të tillë ka ekipe si Tottenham, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester United e Neëcastle.

Mirëpo, teksa duket se këtë sezon skuadra nga Birminghami do të “kënaqet” me një “biletë” drejt Europa apo Conference League, tekniku spanjoll ka filluar të bëjë gati planet për sezonin e ardhshëm, ku synimi padyshim që do të jetë minimalja arritja e kualifikimit për në Europa League, kompetcion që është fituar plot 4 herë nga Emery, më shumë se kushdo tjetër.

Për të ardhmen, spanjolli kërkon një sulmuesi të ri e plot talent, që mund të përshtatet në mënyrë perfekte në skemat e tij dhe mesa duket e ka gjetur, me mediat britanike që raportojnë se Aston Villa i është “vënë pas”, talentit bask të Athletic Bilbao, Nico Ëilliams, me 20-vjeçarin që vlerësohet shumë nga bordi i Aston Villa.

Sulmuesi ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2024, teksa momentalisht ka një klauzolë në kontratën e tij prej 50 milionë eurosh, megjithatë transferimi mund të kushtojë më pak, duke marrë parasysh dëshirën e lojtarit për të performuar në një Kampionat elitar, siç është Premier League.

Ndërkaq, kujtojmë se në sezonin e tij të dytë për “baskët” e Bilbao, Nico ka shënuar plot 9 herë dhe ka dhuruar 6 pasime “të arta” për shokët e tij të skuadrës, në 38 ndeshje deri në këtë pikë sezonit, ku në pothuajse gjysmat e këtyre ndeshjeve 20-vjeçari e ka nisur lojën nga stoli. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!