Aston Villa “mund” Juventus në “garën” për mbrojtësin spanjoll

schedule13:05 - 10 Maj, 2023

schedule 13:05 - 10 Maj, 2023

Pas lajmeve të shumta se “bardhezinjtë” e Juventus janë shumë pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres, duket se gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe spanjolli shihet si një transferim i ri drejt anglezëve të Aston Villa.

Mbrojtësi i Villarreal ka refuzuar rinovimin dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024, ndaj spanjollët janë bërë gati për të dëgjuar ofertat dhe Juventus tashmë është dorëzuar, pasi “nëndetëset e verdha” kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Aston Villa kërkon të përfitojë dhe ka nisur bisedimet me agjentin, ndërsa mbeten skuadra më e interesuar për kartonin e lojtarit, me teknikun Unay Emeri që e pëlqen shumë mbrojtësin spanjoll, teksa e ka drejtuar atë në sezonet 2020-2022 ku Emery drejtonte skuadrën e Villarreal. /i.m /abcnews.al