Aston Martin Valhalla, super makina hibride e gjeneratës së ardhshme

schedule19:00 - 15 Korrik, 2021

schedule 19:00 - 15 Korrik, 2021

McLaren nuk është prodhuesi i vetëm britanik i super makinave që mund të ndërtojë një hibrid të shpejtë. Aston Martin ka prezantuar modelin “Valhalla”, që premton të ripërcaktojë të ardhmen e kompanisë britanike.

Përbëhet nga një motor twin-turbo V8 4.0-litër me 750 kuaj fuqi dhe dy motorë elektrikë. Motori V8 është ndërtuar nga Mercedes-AMG dhe dërgon 552kw vetëm tek rrotat e pasme përmes një transmetimi me tetë shpejtësi me tufë të dyfishtë.

Valhalla mund të lëvizë duke përdorur vetëm energji elektrike për 15 km bazuar në energjinë e baterive dhe motorit elektrik të montuar në boshtin e përparmë. E veçanta është se “imiton” paraqitjen e makinave F1, pasi në boshtin e përparmë ka amortizues dhe susta horizontale.

Do të ketë një ekran qendror, i cili do të integrojë softuerin Apple CarPlay dhe Android Auto. Sipas informacionit të disponueshëm, si një tipar shtesë që ndjek modelet garuese, sediljet do të jenë të qëndrueshme, pedalet të rregullueshme dhe më të larta se zakonisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!