Asteroidin Bennu, NASA ekziston mundësia që të godasë Tokën

schedule15:19 - 12 Gusht, 2021

schedule 15:19 - 12 Gusht, 2021

NASA në të dhënat e fundit bën me dije se asteroidi Bennu që paraqet rrezik për Tokën, akoma ka pak gjasa të godasë planetin tonë gjatë shekullit të ardhshëm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shkencëtarët e NASA-s janë të shqetësuar në lidhje me këtë fakt.

Edhe pse gjasat për ta goditur Tokën janë rritur në 2.700/1 sa krahasuar me atë që më parë ishte 1.750/1. Kjo sipas ekspertëve pritet të ndodh në 100 apo 200 vitet e ardhshme.

Megjithatë ekspertët tani kanë një pasqyrë më të mirë për rrugëtimin e Bennus, e kjo po arrihet falë fluturakes së NASA-s, Osiri-Rex.

Një nga shkencëtarët e NASA-s David Farnoki, ka deklaruar se gjendja në përgjithësi është duke u përmirësuar.

Fluturakja hapësinore po kthehet në Tokë pasi që ka marrë mostrat për asteroidin gjigant, që konsiderohet si një nga dy asteroidet më të rrezikshëm në sistemin Diellor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!