Assad falenderon qeveritë për ndihmën që i ofruan Sirisë pas tërmetit vdekjeprurës

schedule21:38 - 16 Shkurt, 2023

schedule 21:38 - 16 Shkurt, 2023

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka pranuar se pas tërmeteve vdekjeprurëse të javës së kaluar ka marrë më shumë burime sesa qeveria siriane ka në dispozicion dhe ka falënderuar qeveritë që e kanë ndihmuar vendin e tij.

Ky ishte fjalimi i parë televiziv i Asadit që nga tërmetet e së hënës së kaluar që vranë më shumë se 42,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

Sipas qeverisë siriane, 1,414 njerëz vdiqën në zonat nën kontrollin e saj. Më shumë se 4000 vdekje janë raportuar në zonat e kontrolluara nga forcat kundër regjimit.

OKB-ja ka bërë thirrje për 400 milionë dollarë për të plotësuar nevojat e viktimave të tërmetit të Sirisë për tre muajt e ardhshëm.

Megjithatë, për shkak të tërmetit, Assad dukej se doli deri në një farë mase nga izolimi ndërkombëtar në të cilin vendi kishte rënë pas 11 viteve të luftës civile. Shumë shtete arabe dërguan ndihma humanitare në Siri, përfshirë Arabinë Saudite, e cila kishte financuar forcat kundër regjimit në Siri. /abcnews.al