Erling Haaland është një “eksperiment” laboratorik nga bota e futbollit. Sulmuesi norvegjez është i projektuar vetëm për të thyer rekorde dhe vetëm për të shënuar gola.
Ditën e sotme, Haaland ka marrë titullin si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League. Kalimi i tij nga Dortmund te City ishte padyshim një nga transferimet më të goditura të klubit anglez dhe më të bujshmet. Më 1 korrk të vitit 2022, norvegjezi kaloi nga klubi gjerman te “qytetarët” për një shifër prej 60 milionë eurosh. Sot vlera e tij është e jashtëzakonshme, ku uebsajti i specializuar për statistika “Transfermarkt”, e vlerëson me një shifër prej 170 milionë euro.
51 ndeshje për Erling Haaland këtë sezon me fanellën e Manchester City, 52 gola dhe 9 asistime. Shifra të frikshme të cilat të bëjnë të dyshosh nëse është me të vërtetë një “eksperiment” laboratorik nga futbolli, apo një lojtar i thjeshtë.
Ky ka qenë vetëm sezoni i tij i parë me klubin anglez dhe padyshim vetëm fillimi i një karrierë e cila pritet të mbushet vetëm me trofe personal dhe me klube për të./h.ll/abcnews.al
It had to be him!@ErlingHaaland is your @EASPORTSFIFA Player of the Season ?#PLAwards | @ManCity pic.twitter.com/MxI9cpE8QX
— Premier League (@premierleague) May 27, 2023