Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga Covid në Maqedoninë e Verit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3 147 teste janë konfirmuar të infektuar me Covid 6 raste të reja.
Në Shkup-3, Tetovë-2 dhe Strumicë-1. Janë regjistrua katër pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.669, numri i pacientëve të shëruar është 149.950, numri i vdekjeve është 5.484, ndërsa numri i rasteve aktive është 235./abcnews.al