Një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid është konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Raporti i fundit të ministrisë tregon se nga 4.264 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19, ndërkaq fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.
Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Tetovë – 13, Shkup – 12, Veles – 3, Gostivar, Prilep dhe Strumicë nga 2, Ohër, Sveti Nikollë dhe Dellçevë nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.054, numri i pacientëve të shëruar është 150.273, numri i vdekjeve është 5.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 292./abcnews.al