Maqedonia e Veriut vijon që të shënuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid. Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka bërë me dije se janë kryer 2.212 teste, ndërsa janë regjistruar 236 raste të reja me Covid.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 38 janë riinfektime dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.947, numri i të shëruarve është 296.166, numri i të vdekurve është 9.231, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.550./abcnews.al