Asnjë vendas në listën e shënuesve, “bie” flamuri italian tek Atalanta

schedule08:14 - 4 Janar, 2021

schedule 08:14 - 4 Janar, 2021

Atalanta e ka nisur vitin në mënyrë të frikshme, duke shkatërruar me shifrat e thella 5-1 Sassuolon, një nga ekipet më simpatike të këtij sezoni në Serie A.

Golat për ekipin e Gasperinit u shënuan nga Zapata (2), Pessina, Gosens dhe Muriel. Goli i parë i Duvan Zapata në këtë ndeshje ishte i 200-ti rresht, që kur një italian kishte shënuar për skuadrën nga Bergamo.

Këtë e kishte bërë Gianluca Mancini thuajse para dy vitesh më parë. Mbrojtësi (këtë sezon luan te Roma) pati tundur rrjetën një tjetër fitore të thellë të Atalantas me shifrat 5-0 ndaj Frosinone më 20 janar 2019.

Atalanta është një nga skuadrat më me pak italianë në Serie A. Bergamaskët numërojnë vetëm 5 vendas në ekipin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!