Asnjë shpjegim për vendimin drastik, Koreja e Veriut braktis dy turnetë

schedule15:38 - 16 Maj, 2021

schedule 15:38 - 16 Maj, 2021

Kombëtarja e Koresë së Veriut është tërhequr nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 dhe sfidat eliminatore të Kupës së Azisë 2023.

Federata e Futbollit të vendit aziatik ka konfirmuar për The AFC vendimin drastik, por pa dhënë shpjegime rreth kësaj zgjedhje.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut lajmëroi edhe tërheqjen nga Lojërat Olimpike të Tokios, të programuara të luhen këtë verë.

Shkaku? Rreziku i infektimit të sportistëve me koronavirus. Drejtuesit vendosën të mos marrin pjesë për të ruajtur shëndetin e delegacionit korean. /abcnews.al