Dele Alli ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tottenham në vitet e fundit. Ky sezon është për t’u harruar për mesfushorin anglez, i cili ka prishur çdo raport me Jose Mourinhon.
Vetëm 75 minuta aktivizim në Premier League për 24-vjeçarin. Trajneri i “Gjelave” nuk e llogarit më dhe ka një mesazh për të në prononcimin e dhënë pas fitores ndaj Stoke në EFL Cup.
“Mendoj se një lojtar që luan në pozicionin e Dele Alli duhet të krijojë lojë dhe të lidhe repartet mes tyre. Ai nuk duhet t’i krijojë probleme skuadrës“, thekson Mourinho. /abcnews.al