Herët e tjera u shty për shkak të dëmtimeve apo probleme shëndetësore, këtë herë prej pandemisë botërore të shkaktuar nga Coronavirusi. Dueli mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson nuk do të zhvillohet dhe tashmë është konfirmuar diçka e tillë.
Një ditë më parë pati zëra të shumtë që mund të përballej me Ferguson Conor McGregor, por nuk do të ndodhë diçka e tillë këtë herë. Përballja ishte menduar të zhvillohej në New York më 18 prill, por Khabib është bllokuar në Rusi dhe nuk mund të fluturojë drejt SHBA-ve.
Kjo sfidë e UFC-249 zhvillohej për titullin kampion bote në peshat e lehta, me Ferguson që do të sfidonte Khabib. Më përpara ky duel është shtyrë edhe katër herë të tjera, për shkak dëmtimesh të njërit prej sportistëve. /abcnews.al