Xhaferaj nxjerr SMS-në: Drejtori i bashkise Durrës kërcënon punonjësit për votat

schedule20:17 - 8 Prill, 2021

schedule 20:17 - 8 Prill, 2021

Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin që Arben Isaku, drejtor në Bashkinë e Durrësit i dërgon punonjësve të tij duke kërkuar që të lenë punën dhe të merren me fushatë.

Në mesazhin e Isakut publikuar nga Xhaferraj, ish-drejtori i ALUIZNI-t i arrestuar pas tërmetit në Durrës, i kërcënon vartësit e tij duke kërkuar që të bëjnë evidentimin e votuesve gri në lagjet e tyre me qëllim që më pas ata të joshen apo shantazhohen sipas kryedemokratit.

“Duket qartë se në Shqipërine e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes”, shkruan Xhaferaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat cuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por në fakt është një nga Drejtorët e Rilindjes në Durrës që po përdorin cdo metodë për të dhunuar punonjësit e administratës para 25 Prillit.

Në këtë mesazh dërguar nëpunësve të Bashkisë, Isaku si një shërbëtor i paskrupullt i interesave të ngushta të Rilindjes, i urdhëron punonjësit të lënë punën për tu marrë vetëm me sigurimin e votave për Partinë Socialiste.

Madje, duke i kërcënuar vartësit e tij, ai kërkon evidentimin e votuesve gri në qytet për t’i shantazhuar apo joshur më pas me metoda kriminale që i di vetëm Rilindja e Ramës. Shumë homologë të tij në qytet dhe më gjërë përdorin të njejtat metoda shantazhimi karshi nëpunësve, të cilët kërcënohen hapur me vendin e punës.

Duket qartë se në Shqipërine e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!