Robinho vijon të përndiqet nga një ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në Milano. Braziliani akuzohet për përdhunim dhe në Itali ai u dënua me 9 vite burg fillimisht, por çështja ka shkuar në Apel. Rikthimi i sulmuesit në Brazil e ka rihapur atë çështje.
Santos humbi direkt një sponsor kur Robinho firmosi. Situata po rëndohej dhe më pas palët ndërprenë kontratën dhe gjithçka është bërë e madhe. Damares Alves, Ministria e të drejtave të njeriut, familjes dhe grave, ka folur dhe shprehet se Robinho duhet të shkojë në burg menjëherë.
“Leximi i transkriptimeve të asaj që ndodhi më shkaktoi të vjella. Po flasim për një krim, agresori nuk meriton asnjë konsideratë dhe duhet të vuajë dënimin e tij. Robinho duhet të shkojë menjëherë në burg. Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar. E di që ka akoma një apel, por tani ka edhe një audio gjithashtu.
Çfarë duhet akoma? Burg, asnjë përdhunues nuk mund të duartrokitet. E di që ka një apel, por mendoj se gjithçka është shumë e qartë. Leximi i transkriptimeve të asaj që ndodhi më sëmuri dhe më bëri të vjell. Nuk duhet të bëjmë asnjë lëshim vetëm sepse ai është një futbollist. Duhet të vuajë menjëherë dënimin e tij, atje ose këtu, menjëherë”, ka thënë Damares Alves.
ÇFARË DEKLAROI ROBINHO – Braziliani ka komentuar atë që i ndodhi në Milano dhe nuk pranon ta ketë përdhunuar vajzën që e akuzon atë. “Një vajzë m’u afrua, filluam të kishim kontakt me pëlqimin e saj dhe timin. Pastaj shkova në shtëpi. Kur ajo m’u afrua nuk ishte e pirë, sepse mbante mend emrin tim, kujtonte kush jam. Personi që pi nuk mban mend asgjë. Ajo e mban mend.
Më vjen keq që kam tradhtuar gruan time. Ky është pendimi im. Lidhur me frazat, ato kanë dalë jashtë kontekstit për të shitur gazetat dhe revistat. Padyshim që kam ndryshuar shumë gjatë shtatë viteve të fundit, kjo ka ndodhu në vitin 2013 dhe kam ndryshuar për mirë. Pyetja është se çfarë gabimi bëra? Cili ishte krimi që bëra? Gabimi ishte që nuk isha besnike ndaj gruas sime. Unë nuk bëra asnjë gabim dhe të përdhunoja dike, të abuzoja ose të dilja me të pa pëlqimin e saj”. /abcnews.al