Asnjë nga kandidatët e listës nuk është i preferuar, demokrati i jep “votën” e parë Berishës

schedule20:55 - 13 Qershor, 2021

schedule 20:55 - 13 Qershor, 2021

Pas mbylljes së procesit të votimit ka filluar dhe numërimi i votave për fituesin e kreut të ri të PD-së.

Përmes një fotoje të siguruar nga abcnews.al vihet re se demokrati votues nuk ka të preferuar asnjë nga kandidatët e vendosur në listën, preferenca e tij është ish lideri historik i PD-së Sali Berisha.

LEXO EDHE: Rezultati paraprak i zgjedhjeve në PD, Basha fiton me 81% të votave, i dyti renditet Shehaj

Votuesi poshtë emrave të kandidatëve ka shënuar emrin e Sali Berishës, duke i dhënë votën e parë dhe pse ai nuk është pjesë e garës.

Ndërkohë kujtojmë se ish lideri i PD-së në një deklaratë që ka bërë së fundmi në media është shprehur se nuk e përjashto dhe mundësinë për të kandiduar për kreun e partisë.e.su./abcnews.al