Asnjë nënkampion dhe surprizë në portë, njihuni me formacionin më të mirë

schedule19:59 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 19:59 - 17 Dhjetor, 2020

Si çdo vit, nuk mund të mungonte as këtë sezon formacioni më i mirë nga FIFA. Në Zurich, ku po organizohet ceremonia FIFA The Best jemi njohur me formacionin më të mirë të sezonit.

Kjo 11-she është votuar nga vetë lojtarët dhe kishte edhe këtu disa surpriza. Neuer u shpall portieri më i mirë, por kolegët nuk e kanë vendosur në formacionin më të fortë.

Në portë është vendosur gardiani i Liverpool, Alisson. Në mbrojtje nuk ka shumë surpriza. Ky repart përbëhet nga dy lojtarët e Liverpool: Arnold dhe Van Dijk, si dhe Sergio Ramos dhe ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies.

Në mesfushë janë  Kimich dhe Alcantara, fitues të tripletës me Bayern dhe Kevin De Bruyne, i cili nuk fitoi trofe madhor me Manchester Cityn, por tregoi një nivel të frikshëm personal.

Në sulm nuk ka aspak surpriza. Messi në të djathtë, Ronaldo në të majtë dhe Lewandowski në të majtë. Ajo që bie në sy është fakti se në këtë rreshtim nuk është asnjë lojtar i nënkampionëve të Europës dhe kampionëve të Francës, PSG. /abcnews.al

(4-3-3) Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Sergio Ramos, Davies; Kimich, De Bruyne, Alcantara; Lionel Messi, Lewandowski, Ronaldo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!