Veriu i Italisë është zona më e prekur nga koronavirusi, sidomos Lombardia. Drejtuesit e futbollit duan me çdo kusht rinisjen e ndeshjeve të futbollit dhe përfundimin e këtij sezoni. Opsion që pritet të ndodhë me zhvillimin e ndeshjeve në jugun e Italisë. Walter Ricciardo është një nga këshilltarët mjekësorë të CONI (Komiteti Olimpik Italian) dhe bën propozimin e tij në deklaratën e dhënë për Radio Punto Nuovo.
“Diferencimi i zonave të rrezikut është gjëja e duhur që duhet bërë. Ne propozojmë që ndeshjet e kampionatit të luhen në zonat qëndrore dhe jugore të Italisë. Nuk ka sens të pezullohen aktivitetet nëse nuk ka raste me koronavirus si në Bazilikata.
Kampania (krahina që përfshin Napolin në jug) ka reaguar shumë mirë, popullata e ka kuptuar situatën dhe ka reaguar në kohë. Jam pak i shqetësuar për Puljan, pasi vala e dytë dhe e tretë, mund të jetë më e rrezikshme se e para. Nuk mund të lejojmë që të ndodhë kjo gjë”, deklaron Ricciardo. /abcnews.al
Italian FA medical advisor on restarting sport: “We’re proposing to play games in the Centre-South regions.”https://t.co/kJsrCkQabA
— Get Italian Football News (@_GIFN) April 17, 2020