Biznesmeni i njohur Luftar Hysa, ka hedhur poshtë çdo akuzë që e lidhin atë me kartelet e drogës.
Gjatë një interviste në “Opinion” biznesmeni Hysa ka rrëfyer jetën e tij që nga puna e tij në Shqipëri ku ka punuar si inxhinier në Cërrik dhe largimin e tij nga vendi pas trazirave të vitit 1997.
Ai tha se në vitin 1998 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Afrikës së Jugut ku ndodhej vëllai i tij.
Hysa tregoi se fillimisht biznesin e lojërave të fatit e kanë hapur në Afrikën e Jugut, por pas dy vitesh është larguar bashkë me një mikun e tij në drejtim të Perusë. Por më pas janë zhvendosur drejt Meksikës ku kanë aktivitete edhe sot.
Sa i përket akuzave për lidhje me kartelet ai tha se bëhet fjalë për një tjetër Luftar Hysa, i cili është me origjinë nga Mamurrasi.
Pjesë nga intervista
Hysa: Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998.
Fevziu: Ku keni punuar nga viti 1990 deri në 1998?
Hysa: Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.
Fevziu: Si u larguat?
Hysa: Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam patur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.
Fevziu: Në çfarë periudhe kanë jetuar?
Hysa: Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Dhe jemi takuar me ju në vitin 1999 sepse ju bëtë emisionin për Leka Zogun dhe njëkohësisht na takuat ne si komunitet shqiptarësh. Ishim shumë pak, një komunitet prej 20 vetësh.
Fevziu: Sa keni jetuar në Afrikë?
Hysa: Kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë.
Fevziu: Nga Afrika e Jugut ku kaluat ?
Hysa: Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru, sepse donim të hapnim lojërat e fatit.
Fevziu: Kishit biznes lojërash fati në Afrikën e Jugut?
Hysa: Kishim biznes të lojërave të fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit dhe atje kam qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004. Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Meksikë. Dhe në atë kohë shkuam në Meksikë dhe filluam të operonim më Meksikë. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Meksikë.
Fevziu: Këto 14 vjet operoni në Meksikë?
Hysa: Operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan nga viti 2016
Fevziu: Familja juaj jeton në Meksikë
Hysa: Familja ime jeton në Kanada.
Fevziu: Jeni dhe shtetas kanadez?
Hysa: Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.
Fevziu: Në çfarë zone të Meksikës jeni vendosur?
Hysa: Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im.
Fevziu: Sa biznese keni në Meksikë?
Hysa: Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.
Fevziu: A ju lidh ju gjë me kartelin e Sinaloas?
Hysa: Pse duhet të vendosin ata dhe do ta shpjegoj me shumë qetësi. Historia e Meksikës është histori e bukur që për mua është histori suksesi. Nuk është hera e parë që sulmohem, por unë nuk nisem nga sulme gazetash. Por duke lexuar atë dhe duke më parë mua këtu, nuk shkon, nuk shkon se një prerje e një njeriu si unë, unë me fjalën e kasabasë nuk merrem. Do e shpjegoj pse. Ne merrmi me këtë vetëm, nuk merrem me temat e ditës. Është si puna e saj që në kohën e Enverit që tha do mbjellim pambuk, jo tha agronomi nuk mbillet, e morën atë e dhe e dënuan në qendër të fshatit. Një njeri nga Belshi të merret me kartelin e Sinaloas. Të kem takuar unë El Mayo? Të merrem unë me kartele? Unë bëj vetëm biznes të ligjshëm. Çfarë ndodh? Absolutisht jo. Të merresh nga Shqipëria se një kartelë do fus lekë, është një pikë në oqean. Ky sulm ndoshta ka filluar nga kjo studio. Këtu një gazetar më ka përmendur para tre vitesh. Gazetari tha në studio se karteli i Sinaloas është futur në sherr me kartelin tjetër për shkak të një shqiptari. Ti i the kush është ky e ai më përmendi mua. Kjo është fals, s’ka bazë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe kërkohej nga Interpoli dhe u lidh me emrin tim dhe në Meksikë u mor sikur kjo gjë kishte të bënte me mua. Ajo gazeta në atë kohë shkroi një artikull. Kush e bën? Kundërshtarët që janë të huajt. Para një viti e gjysmë u bë një denoncim në Meksikë dhe në botë denoncimet anonim nuk shkojnë para.
Fevziu: Emri juaj është përmendur dhe në Panama Papers?
Hysa: Për herë të parë në Panama kamë qenë në vitin 2020, kemi parë mundësin për të hyrë në treg dhe unë aty s’kam patur një llogari bankare apo biznese. Për këto ka qenë një kompani tjetër e cila u lidh me kompaninë tonë, por që është mbyllur që në vitin 2006. Por njerëzit lexojnë në google.