“Gjatë ndeshjes pati dy raste kur tifozët kryen kore raciste kundrejt meje. Këta tifozë po sillen keq dhe janë një shembull negativ për fëmijët e vegjël. Shpresoj që UEFA të bëjë diçka, sepse i gjithë stadiumi u soll në atë mënyrë pas golit të parë të Lautaros. Do të reagoj nëse dëgjoj përsëri kore raciste në të ardhmen”, u shpreh Romelu Lukaku pas ndeshjes përballë Slavia Prague.
Interi ia doli të triumfonte 1-3 dhe siguroi tre pikë shumë të rëndësishme për ecurinë në Champions League. UEFA vendosi të mos hapte asnjë hetim dhe vendimin e saj e shpjegoi me faktin që arbitri dhe delegati i ndeshjes nuk kishin dëgjuar asnjë kor.
We must reject that there has been racist chanting of the whole stadium. We analysed available footages, and none confirmed Mr Lukaku’s statement. The club has already apologised for individuals’ behaviour and it would be appropriate for Mr Lukaku to apologise for his words too. https://t.co/6luusPP1tC
— SK Slavia Prague EN (@slavia_eng) November 29, 2019
Tani ka ardhur edhe reagimi i klubit çek. Slavia Prague nuk ka dashur të nxitohet, ka analizuar me detjae pamjet, por nuk ka arritur të gjejë ndonjë gabim të tifozëve të saj. Klubi çek ka postuar një komunikatë në rrjetet sociale dhe pret ndjesën e sulmuesit zikaltër.
“Hedhim poshtë çdo akuzë në lidhje me koret raciste në stadiumin tonë. Kemi analizuar imtësisht të gjithë pamjet dhe asgjë nuk konfirmon deklaratën e Lukakut. Do të ishte e përshtatshme që lojtari të na kërkonte falje për deklaratën e bërë“, shkruhet në deklaratën e Slavia Prague. /abcnews.al