Pas largimit nga “zikaltërit” e Inter, “gardiani” slloven nuk arriti të gjente klubin e duhur, që i përshtatej atij dhe për këtë arsye vendosi të japë dorëheqjen përfundimtare nga fubtolli i luajtur dhe tashmë po planifikon diçka tjetër.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Handanovic është duke menduar një rikthim te “zikaltërit” e Inter, por këtë herë jo në rolin e portierit, po si pjesë e stafit teknik, për të ndihmuar portierët e skuadrës.
Ndërkaq, kujtojmë se me fanellën e “zikaltërve” të Inter, Handanovic ka luajtur plot 380 ndeshje, nga 566 që ka zhvilluar në total në Kampionatin italian të futbollit, Serie A. Ai ishte pjesë e zikaltërve për plot 11 vjet. /i.m /abcnews.al