Asnjë humbje jete nga COVID, 11 raste të reja në 24 orë

schedule17:25 - 23 Nëntor, 2022

schedule 17:25 - 23 Nëntor, 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, 2 në Fier.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464

Testime totale 2,007,075
Raste pozitive 332,179
Raste të shëruara 328,400
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 154
Fier 10
Gjirokastër 8
Elbasan 4
Vlorë 1

Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 2
Shkodër 2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!