Asnjë humbje jete në 24 orë, Maqedonia e Veriut regjistron 15 raste të reja me Covid

schedule14:41 - 16 Qershor, 2021

schedule 14:41 - 16 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 2, 802 teste për Covid, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 15 raste të reja.

Fatmirësisht këtë të mërkurë nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 14 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë 5,472 persona kanë humbur jetën./i.k/abcnews.al/