Skuadra e Liverpoolit ka vendosur që të huazojë talentin premtues, Rhian Brewster. Sulmuesi 19 vjeçar nuk po gjen aspak hapësira në sulmin e të kuqve dhe Jurgen Klopp ka menduar se zgjidhja më e mirë, është huazimi i anglezit.
Brewster konsiderohet si një ndër talentet më të mëdhenj të dalë nga akademia e Liverpoolit vitet e fundit dhe klubi i kuq nuk do kurrsesi të heqë dorë nga kartoni i tij. 19 vjeçari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar te skuadra e Sëansea City, që militon në kategorinë e dytë angleze (Championship).
Në Uells, Brewster i ka minutat e siguruara dhe Klopp pret që sulmuesi të tregojë të gjitha aftësitë e tij. Duket se Brewster po ndjek të njëjtën rrugë si sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham, i cili këtë sezon po shkëlqen me Blutë e Londrës në Premier League./abcnews.al