Një tjetër vendim i ashpër është marrë nga autoritetet në Teheran, ku tashmë asnjë grua që është veshur pa hixhab nuk do të lejohet që të futet në metro.
Mediat vendase shkruajnë se ekipet e zbatimit të vendosura në të gjithë zonën do t’i ndalojnë ata që nuk mbajnë shaminë islame të hipin në bord .
Kjo do të ketë pasoja për gratë që përdorin metronë çdo ditë për të shkuar në punë, por refuzojnë të mbajnë shaminë islame që mbulon kokën dhe qafën duke e lënë fytyrën e një gruaje në pamje të plotë.
Ndërkohë, kompania menaxhuese e metrosë së Teheranit kishte njoftuar se “në përputhje me kërkesat e popullit iranian për temën e hixhabit” do të nisë një projekt rikujtues audio për gratë që lëvizin nëpër stacionet e metrosë.
Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar tashmë imazhe të grave që u ndalohet hyrja në stacionet e metrosë.
Të shtunën, qeveria e Teheranit njoftoi planet për të instaluar kamera në rrugë dhe për të përdorur sistemet ekzistuese të vëzhgimit për të gjurmuar gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes.
Megjithatë, shumica e grave iraniane nuk pajtohen me vendosjen e detyrueshme të hixhabit./abcnews.al