Emmanuel Adebayor ka kaluar vitet më të bukura të karrierës në Premier League dhe është pranë rikthimit në ishull. Sulmuesi i njohur nga Togo i dha fund aventurës latine me paraguaianët e Olimpia Asuncion. Zhgënjim i madh, vetëm 4 ndeshje dhe asnjë gol i shënuar.
36-vjeçari është lojtar i lirë dhe The Sun raporton se ka përfunduar në shënjestrën e WBA. Trajneri i ekipit të Premier League, Slaven Bilic është gati t’i dhurojë një kontratë goleadorit të njohur afrikan. Bisedimet kanë nisur dhe akordi final është çështje kohe.
Adebayor ka një eksperiencë të madhe mbi supe. 29 gola ka shënuar në 66 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Togos, teksa ka provuar të luajë më parë në Angli me ekipe si Arsenal, Manchester City, Tottenham dhe Crystal Palace. /abcnews.al