Interi u eliminua nga Champions League, duke u renditur për herë të parë në vendin e katërt në grup dhe kështu nuk mund ta garojnë dot as në Europa League.
Kjo sjell më pak ndeshje për zikaltërit në vazhdim, pasi do të luftojnë vetëm për Serie A dhe Kupën e Italisë. Kështu për trajnerin Antonio Conte mund të ketë më pak lojtarë në dispozicion në vazhdim.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, presidenti Steven Zhang e ka ndarë mendjen dhe nuk do të ketë asnjë goditje në merkaton e janarit.
Jo vetëm kaq, por ai ka dhënë urdhër që ndonjë lojtar të huazohet, në mënyrë që të ulen disi shpenzimet. Në këtë moment është shumë e rëndësishme diccka e tillë, pasi Interi ka humbur goxha në aspekti financiar me eliminimin nga Champions League. /abcnews.al