Partia e Lirisë bëri të ditur emrat e kandidatëve të saj për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në të, nuk kishte asnjë emër nga Foltorja.
Në një intervistë për ABC News, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka u shpreh se kjo forcë politike, do i ketë emrat më vete.
Sipas Cakës, kjo është parë si një mundësi për të maksimalizuar votën.
“Është bërë e qartë nga ana jonë që listat shumë emërore për Këshillat Bashkiakë, Partia e Lirisë do i ketë më vete. Kjo është parë si një mundësi për të maksimalizuar votën. 126 kandidatë janë votëmbledhës shumë herë më të mirë se 61 kandidatë, janë njerëz më shumë të anagzhuar. Këtë e kemi deklaruar edhe më përpara. Për sloganin është duke u punuar brenda partisë dhe strukturave tona. Sapo të miratohet, do të bëhet i ditur për të gjithë publikun dhe këdo që ka interes për këtë çështje”, theksoi ajo./abcnews.al