“Asllanit jepjani një fanellë titullari”, Andreazzoli “leksione” Inzaghit: Është “xholi” i skuadrës

schedule15:30 - 18 Korrik, 2022

schedule 15:30 - 18 Korrik, 2022

Kristjan Asllani pa diskutim është lojtari i momentit te Interi. Kalimi nga Empoli te zikatrit gjatë kësaj merkatoje ishte një hap i madh për mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili që në ndeshjet e para të zhvilluara nën urdhrat e Simone Inzaghit ka arritur të shënojë dhe ka asistuar për shokët e ekipit.

Për këtë ka folur edhe ish-trajneri i 20-vjeçarit. Bëhet fjalë për timonierin e Empolit, Aurelio Andreazzoli, i cili nuk ka nguruar t’i japë “leksione” Inzaghit sa i takon Asllanit.

“Për mendimin tuaj, nëse ai nuk do të ishte gati, a do ta kishin marrë? Asllani, siç thonë ata, nuk fle… zbathur. Asllani është gati për një të ardhme të madhe, por duhet të rritet Akoma. Stërvitjet në një ambient të tillë si ai zikaltër do ta përshpejtojnë procesin e tij të maturimit”, ka theksuar fillimisht për “Corriere dello Sport”.

Disa fjalë edhe për rolin e mesfushorit shqiptar: “Daljet e para, duke hyrë gjatë lojës në zhvillim, i bënte si brenda, djathtas apo majtas, por kur i jepnim një fanellë titullari, e përdornim gjithmonë atë para mbrojtjes, me përjashtim të dy ndeshjeve kundër Interit, në Kupën e Italisë dhe kthimin në Serie A. Aty i kërkuam të bllokonte “playmakerin” kundërshtar dhe të vepronte vetë në një rol të tillë”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!