Asllani titullar në përballjen e Kupës, publikohen formacionet e sfidës Inter-Bologna

schedule20:10 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 20:10 - 20 Dhjetor, 2023

Në orën 21:00, “Zikaltërit” e Inter do të presin në “mitikun” e Milanos, “Giuseppe Meazza”, “Emilianët” e Bologna, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Italisë, ku padyshim objektivi kryesor është sigurimi i një bilete çerek-finale, për të avancuar më tej, në këtë kompeticion.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Audero e para tij në mbrojtje Yann Bisseck, Baston e Acerbi. Në krahët e mesfushës janë Carlos Augusto e Darmian, me qendrën që mbulohet nga Klaaseen, Kristjan Asllani e Davide Frattesi, ndërsa në majën e sulmit janë Lautaro Martinez e Arnautovic.

Në krahun tjetër, tekniku Thiago Motta i ka rreshtuar “Emilianët” e tij, me formacionin, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Ravaglia. Në krahët e mbrojtjes janë Corazza e Lykogiannis, me qendrën që mbulohet nga Lucumi e Beukema. Para mbrojtjes janë Moro e Aebischer, ndërsa më të avancuarit Saelemaerkers, Urbanski e Fabbian janë vendosur pas “bomberit” holandez, Sydney van Hooijdonk. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: