Asllani qetëson “strategët”, “fantazisti” i mesfushës gati për Moldavinë e Ishujt Faroe

schedule13:16 - 13 Nëntor, 2023

schedule 13:16 - 13 Nëntor, 2023

Më herët u raportua se “fantazisti” i mesfushës së Kombëtares dhe “zikaltërve” të Inter, Kristjan Asllani mbeti jashtë sfidës ndaj Frosinone, për shkak të disa shqetësimeve të forta në muskujt e kofshës së djathtë, duke shkaktuar jo pak panik, si te teknikut Simone Inzaghi, por edhe te “strategu”, Sylvinho.

Mirëpo, duket se gjërat nuk janë serioz, të paktën, sipas raportimeve mtë fundit të prestigjioez italiane, “Corriere dello Sport”, e cila në prag të dy sfidave ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe ka qetësuar jo pak teknikun brazilian.

Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i Inter, Simone Inzaghi, i cili pas fitores, 2 me 0, ndaj Frosinone u shpreh se Asllani do të jetë i gatshëm për “zikaltërit” sërish pas grumbullimit të kombëtareve, si dhe do të jetë i gatshëm për dy sfidat e nëntorit të Kombëtares. /i.m /abcnews.al