Asllani “ndez motorrët”, “ylli” shqiptar shpreson të aktivizohet më shumë tek Inter këtë sezon

schedule16:56 - 23 Korrik, 2024

schedule 16:56 - 23 Korrik, 2024

Pushimet morën fund. Nuk ishin shumë ditë dhe tashmë rinis “lodhja” për Kristjan Asllanin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është bashkuar sërish me shokët tek Inter, me shpresën për të luajtur më shumë, dhe me synimin për të mbrojtur titullin e fituar vjet.

Asllani mori pjesë në seancën stërvitore nën drejtimin e trajnerit Simone Inzhagi, ndërsa në ekip janë edhe përforcimet më të fundit, mesfushori polak i ardhur nga Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian, Mehdi Taremi, i cili sezonin e shkuar luante te Porto.

Natyrisht, ngarkesa për futbollistët nuk është ende tepër e madhe, por ajo do të shtohet gradualisht në fazën përgatitore, ndërsa kampionët e Italisë do të largohen nga qendra stërvitore e Pinetinës, për të shkuar në një zonë klimaterike.

Sezonin e kaluar, Asllani nuk ishte lojtar titullar tek Inter dhe u aktivizua për mbi 770 minuta në Serie A, duke shënuar 1 gol e duke shërbyer dy asiste, ndërsa luajti 6 ndeshje edhe në Kupën e Italisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!