Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani ka dhënë një prononcim për mediet italiane pak minuta para nisjes së sfidës Inter-Atalanta, me lojtarin “kuqezi” që nis këtë sfidë në rolin e titullarit.
Shqiptari deklaroi se po bëjnë një kampionat të mirë dhe se ai vetë mundohet të përfitojë nga çdo mundësi, megjithatë mesfushori nuk la pa përmendur ndihmën dhe këshillat e Calhanoglu në rrugëtimin e tij.
“Kampionati po shkon shumë mirë, do të përpiqemi të marrin tri pikët sonte. Ndeshje e vështirë, por vijmë nga një moment i mirë. Mundohem të përfitoj nga të gjitha mundësitë që më jepen. Kam lojtarë të fortë përballë dhe mësoj prej tyre. Calhanoglu ka folur shumë me mua para ndeshjen ndaj Lecce-s dhe më ka ndihmuar. Jam i lumtur që kam një shok të tillë”,- deklaroi Asllani. /i.m /abcnews.al