Asllani fiton “derbin”/ Inter mund 2-0 Atalantën e Gjimshitit, siguron finalen e Superkupës

schedule13:00 - 3 Janar, 2025

schedule 13:00 - 3 Janar, 2025

Vit i ri, por ves i vjetër. Inter nis 2025 me një tjetër konfirmim të forcës së tij, duke siguruar finalen e Superkupës së Italisë. Skuadra zikaltër mundi 2-0 Atalantën në gjysmëfinalen e parë të luajtur në Riad të Arabisë Saudite.

Një sukses i merituar për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, ndërsa bashkë me të festoi edhe Kristian Asllani, që fitoi derbin shqiptar kundër Berat Gjimshitit.

Të dy lojtarët kuqezi u hodhën në fushë si zëvendësues, kur rezultati i sfidës ishte vendosur nga dy golat e Denzel Damfris në nisje të pjesës së dytë.

Futbollisti holandez kaloi intersitët në epërsi në minutën e 49-të. Po vetë në të 62-ën vulosi triumfin dhe kualifikimin e zikaltërve në finale, ku kanë edhe kuotat më të larta për të ngritur lartë trofeun.

Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 68-të, duke shpërblyer besimin e teknikut të tij. Mesfushori shqiptar I dha ritmin e duhur misionit për mbrojtjen e rezultatit, ndërsa nuk gaboi asnjë prej pasimeve të tij.

Nga ana tjetër, Gjimshiti zbriti në fushë në minutën e 62-të, ndërsa ishte pa fat në fundin e sfidës, ku iu afrua shumë golit që mund të rihapte garën. Në fund e gjithë festa ishte për Inter që jep një tjetër konfirmim edhe përpara rinisjes së Serisë A, ku vijon të mbetet pretendent për titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!