Asllani e nis sërish nga stoli, publikohen formacionet e sfidës Inter-Bologna

schedule14:11 - 7 Tetor, 2023

schedule 14:11 - 7 Tetor, 2023

Në orën 15:00, “zikaltërit” e Inter do të presin në “Giuseppe Meazza” kundërshtarët e Bologna, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, sfidë të cilën “legjionari” i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani e nisi sërish nga stoli, pavarësisht aludimeve të mediave italiane.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur si zakonisht zvicerani, Yann Sommer e para tij në mbrojtje Bastoni, Acerbi e Benjamin Pavard. Në krahët e mesfushës janë Dimarco e Dumfries, me qendrën që i është besuar treshes Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan, ndërsa në sulm janë pozicionuar Lautaro Martinez e Marcus Thuram.

Në krahun tjetër, tekniku Thiago Motta i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Skorupski e para tij De Silvestri, Beukema, Calafiori e Lykogiannis. Më të tërhequr në mesfushë janë Orsolini e Aebischer, ndërsa Ferguson, Freuler e Ndoye janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Joshua Zirkzee. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!