Përpara e tij e bëri një nga idhujt e tifozëve zikaltër.
Alvaro Rekoba, uruguajani tepër I talentuar, shënoi nga goditja e këndit në ndeshjen e tij të fundi për Interin, në sfidën ndaj Empolit në “San Siro”, ndërsa ekipi fitoi titullin në 2007.
Kristian Asllani përsëriti pikërisht të njëjtën gjë, e ndoshta asnjë legjendë tjetër zikaltër nuk ia ka dalë për të realizuar një rrjetë kaq të veçantë.
Atë që quhet “goli olimpik”.
Mesfushori I kombëtares shqiptare është bashkuar me disa nga “perënditë” e futbollit pas mrekullisë që bëri në “San Siro” në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udinezes, fituar 2-0.
Anglezi I famshëm Dejvid Bekam ia ka dalë shumë vite më parë, ndërsa luante tek Los Anxhelos Galaksi, në Ligën Profesioniste Amerikane.
Në një njëjtin kampionat, në “Tokën e Premtuar”, këtë veprim klasi e bëri edhe sulmuesi I shkëlyer francez, Tieri Henri.
Ish-ylli I Arsenalit, Juventusit dhe Barcelonës, realizoi me fanelën e Red Bullit të Nju Jorkut.
Ndër emrat më të vonshëm, është gjermani elegant Toni Kros.
Mesfushori shënoi direkt nga këndi në emër të Realit në 2020, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Valencias.
Pikërisht këto ditë, në të njëjtën kohë me Asllanin, ia doli edhe koreanojugori Heung-Min Son, për Totenhemin kundër Mançester Junajtidit në Kupën e Ligës së Anglisë.
Në Gjermani e ka bërë dy vjet më parë një emër aspak I njohur si Çima Okoroxhi në ndeshjen e kategorisë së dytë, Zandhauzen-Hanover.
Natyrisht, nuk mund të mungonin legjenda të tilla si Roberto Karlos apo Ronaldinjo, pasi Brazili s’ka sesi të mos ketë futbollistë të aftë për të shënuar nga goditja e këndit.
Gjithsesi, ai që cilësohet më I miri yll I epokës, e ndoshta I të gjitha kohëve, Lionel Mesi, nuk ka mundur të shënojë një gol të tillë, edhe pse ka realizuar thuajse në të gjitha mënyrat e tjera të mundshme. /abcnews.al