Robert Mancini shkruan emrin në historinë e Italisë, pas fitores së marrë dje kundër Belgjikës në finalen e vogël në Nations League.
Tekniku italian bëhet trajner që i arrin më së shpejti 30 ndeshje në krye të “Axurrëve” dhe sigurisht më e rëndësishme ka qenë ajo në finalen e EURO 2020 kundër Anglisë.
30 fitoret Mancini i ka arritur në 44 ndeshje dhe do të duhet kohë që ky rekord të thyhet.
Gjatë drejtimit të Italisë ai ka pësuar vetëm tre humbje, ndaj kombëtareve të forta si Portugalia, Franca e Spanja. / abcnews.al