Luis Muriel është sulmues më efektiv në Europë. Goleadori i Atalanta shënoi dje golin e vetëm në fitoren kundër Bologna dhe e çoi në 18 numrin e golave të shënuar këtë sezon në Serie A.
Kolumbiani, duhet theksuar se vetëm në 10 ndeshje ka zbritur në fushë nga minuta e parë. Në 21 ndeshje të tjera është aktivizuar si zëvendësues dhe mesatarja e shënimit të golave është mjaft e mirë.
Muriel numëron 1153 minuta në Serie A këtë sezon dhe nga përllogaritja, ai shënon çdo 64 minuta. Diçka të tillë nuk e bën asnjë sulmues tjetër në Europë. /abcnews.al