“Askush si Lewa”, Klose: Immobile rreziku kryesor, Lazion e mbysim me presing

schedule09:38 - 22 Shkurt, 2021

schedule 09:38 - 22 Shkurt, 2021

Lazio pret Bayern Munchen në “Olimpico” nesër në mbrëmje (21:00), dueli i parë i raundit të 1/8 në Champions League. Një përballje e veçantë për Miroslav Klosen, i cili ka provuar të luajë e shënojë me të dy skuadrat gjatë karrierës së tij fantastike.

Ish-sulmuesi i njohur gjerman, ndihmës i Hansi Flick te kampionët e Evropës prej korrikut të vitit të kaluar, ka analizuar përballjen për mikrofonat e Kicker, duke u ndalur edhe te sfida Ciro Immobile-Robert Lewandowski.

E shoh Robert çdo ditë në stërvitje dhe mund t’i bëj një gjykim më të saktë. Mendoj se është më i mirë se Immobile, ai është sulmuesi perfekt. Por, edhe Ciro i meriton të gjithë golat që ka shënuar, ka aftësinë për të lexuar shumë mirë aksionet.

Ai lëviz shumë dhe është gjithmonë në kërkim të topit, i mjaftojnë pak raste për të të ndëshkuar. Kjo gjë tregon shumë për cilësitë që ka. Ciro godet mirë me të dy këmbët dhe është i aftë në luftën në ajër.

Mezi pres të rikthehem në Romë. Mendoj se Bayerni ka më shumë shanse për t’u kualifikuar, por, duke parë mungesat që kemi, nuk mendoj se jemi favoritë. Rëndësi ka të luajmë mirë me topin dhe të mbysim Lazion me presing.

Skuadrat italiane nuk janë mësuar me një futboll kaq agresiv. Pika më e dobët e Lazios? Mbrojtja, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi kanë aftësi të mira në aspektin ofensiv. Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic e ndihmojnë shumë sulmin.

Bardhekaltrit kanë lojtarë të shpejtë si Lazzari dhe Marusic, pa harruar eksperiencën e Pepe Reinas, Radu dhe Lulic. Gjithsesi, kërcënimi më i madh për ne do të jetë Ciro Immobile“, përfundon Klose. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!