Gabriel Barbosa po kalon një formë fantastike. Sulmuesi brazilian po shkëlqen me ekipin brazilian të Flamengos, aty ku është i huazuar nga Interi. 23-vjeçari ka shënuar 18 gola në kampionat deri tani dhe 5 në Libertadores. Ekipi i tij ndodhet në krye në kampionat, teksa me datë 24 tetor pret Gremion (1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale) për një vend në finalen e madhe të Kupës Libertadores.
Barbosa nuk e ka kursyer ironinë kundrejt Interit në një prononcim të dhënë për shokun e skuadrës, Everton Ribeiro. “Mendoj se Flamengo është ekipi më i mirë me të cilin kam luajtur në karrierën time. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe lojtarë që shkëlqejnë në çdo pozicion të fushës“, thekson Gabigol, i cili ka provuar të luajë me Santos, Benfikën, Interin dhe Flamengon.
Kontrata e tij me Interin përfundon verën e vitit 2022, ndërsa Flamengo dëshiron ta blejë plotësisht kartonin e tij. Gabriel Barbosa nuk hyn në planet e Antonio Contes, pavarësisht formës fantastike që po kalon. /abcnews.al