Askush si Brozovic në Kupën e Botës, kroati thyen rekordin e tij

schedule14:15 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 14:15 - 6 Dhjetor, 2022

Marcelo Brozovic ka treguar edhe një herë se pse cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Ai ka thyer rekordin e tij në faktë në ndeshjen e djeshme ndaj Japonisë, të cilën e kishte vendosur në Kupën e Botës të vitit 2018.

Mesfushori i Interit, Brozovic ka vrapuar 16,7 kilometra në total ndaj Japonisë, askush tjetër si ai. Në edicionin e fundit të Kupës së Botës në vitin 2018, ai vendosi rekordin me 16,3 kilometra gjatë një ndeshje, kundër Anglisë./ h.ll/abcnews.al