Askush si ai, Ibra shënon sërish dhe vendos tjetër rekord në Serie A

schedule22:20 - 1 Gusht, 2020

schedule 22:20 - 1 Gusht, 2020

Milan tashmë po udhëheq 3-0 kundër Cagliarit në ndeshjen e fundit për këtë sezon. Djemtë e Stefano Piolit po e dominojnë ndeshjen në “San Siro”, ku po bie në sy performanca e Zlatan Ibrahimovic.

Gjigandi suedez është plot 38 vjeç e nëntë muaj e 29 ditë dhe ka vendosur tashmë një rekord të ri për Seria A. Ibra është lojtari më i vjetër që ka luajtur në Itali që ka shënuar të paktën 10 gola brenda një sezoni.

Goli i dytë në ndeshjen e sotme ishte i dhjetë për Zlatanin, ku humbi dhe një penallti në pjesën e parë. Kujtojmë që suedezi u transferua tek milanezët në merkaton e janarit. Thjesht unik. /abcnews.al