Erling Haaland shënoi sot golin e tij të 28-të në Premier League.
Sulmuesi i Mançester Sitit konvertoi një penallti të dhënë për një faull nga mesfushori i Crystal Palace, Michel Olise ndaj mesfushorit të Citizens, Ilkay Gundogan dhe i solli skuadrës së tij fitoren 1-0.
Me 28 gola në 26 ndeshje, norvegjezi kryeson listën e golashënuesve. Harry Kane i Tottenhamit ka 20 gola.
Ai është gjashtë gola larg rekordit të Andy Cole dhe Alan Shearer në një sezon në Premier Leage. /G.D abcnews.al/