13 vjeçari serb që një ditë më parë ka vrarë me armë zjarri 8 bashkëmoshatarë dhe rojen e shkollës është vrasësi më i ri në botë që ka shkaktuar kaq shumë viktima.
Mediat e huaja shkruajnë se nga të gjithë vrasësit nën moshën 14-vjeçare, askush nuk ka vrarë aq shumë njerëz sa 13-vjeçari serb, Kosta Keçmanoviç, i cili vrau 9 persona në Vraçar dhe plagosi shumë fëmijë të tjerë.
Ai thuhet se është vrasësi më i ri më mizor i fëmijëve në historinë botërore. Në listën e vrasësve nën moshën 14 vjeçare ishin vetëm tre emra, të cilët së bashku kanë vrarë katër fëmijë.
Si një djalë nëntë vjeçar në vitin 2019, ai vrau pesë anëtarë të familjes duke i vënë flakën shtëpisë së tij në Illinois.
Andreë Golden
Në vitin 1998, në moshën 11-vjeçare, së bashku me 13-vjeçarin Michael Johnson, vranë katër nxënës dhe një mësues në një shkollë të mesme në Arkansas ndërsa plagosi dhjetë të tjerë. Ai vdiq në vitin 2019 në një aksident trafiku.
Marcelo Eduardo Bovo Pesseghini
Në vitin 2013, në moshën 13-vjeçare, ai vrau katër persona në Sao Paulo, pas së cilës kreu vetëvrasje.
Tim Kretschmer
Në vitin 2009, Tim Kretschmer si 17-vjeçar vrau 16 persona në një shkollë të mesme në Gjermani. Pas kësaj ai kreu vetëvrasje. Armën me të cilën vrau shokët e shkollës ia mori babait.
Jeff Ëeise
Ai vrau gjyshin dhe shokun e tij në moshën 16-vjeçare në vitin 2005, pas së cilës shkoi në shkollën e mesme dhe vrau shtatë persona të tjerë. Në fund, ai kreu vetëvrasje.
Eric Borrell
Si 16-vjeçar, vrau disa anëtarë të familjes në Toulon në vitin 1995 dhe një ditë më vonë vrau 12 persona të tjerë në Cuers. Kur policia arriti në vendin e krimit, Boreli qëlloi veten. Ai nuk mbijetoi. Prindërit i punonin në ushtri.
Mason Sisk
Në vitin 2019, kur ishte 14-vjeçar, ai vrau pesë anëtarë të familjes së tij.
Caril Ann Fugate
Në vitin 1958, si një vajzë 14-vjeçare, ajo mori pjesë në vrasjen e 11 personave. Vrasjet i kreu i dashuri i saj, por ajo u dënua si bashkëpunëtore.
Nehemiah Griego
Si një 15-vjeçar, ai vrau pesë anëtarë të familjes në Meksikë në vitin 2013; prindër dhe tre fëmijë. Krimin e ka kryer me armë të ndryshme.
Martin Peyerl
Në moshën 16-vjeçare, më 1 nëntor 1999, ai qëlloi kalimtarët nga dhoma e tij, ku ka vrarë katër persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë përpara se të vriste veten.
Michael Bever
Në vitin 2015, në moshën 16-vjeçare, ai vrau pesë anëtarë të familjes së tij në Oklahoma. /abcnews.al